Skeda/ Amnistia penale e miratuar në Kuvend, në fuqi nga korriku, ja kush përfiton e kush jo

Skeda/ Amnistia penale e miratuar në Kuvend, në fuqi nga korriku, ja kush përfiton e kush jo

Amnistia Penale e votuar me 84 vota mbrëmjen e së enjtes pritet të nisë implementimin gjatë muajit korrik të këtij viti. Mes atyre që do të lirohen janë 11 gra dhe 1 i mitur, ndërsa 8 gra të tjera dhe 1 tjetër i mitur, përfitojnë ulje dënimi. Fillimisht amnistia thoshte se përfituesit e saj duhet të kenë marrë një vendim të formës së prerë deri më 31 dhjetor të vitit 2025, ndërsa ndryshimet e reja saktësojnë se do të përfitojnë të gjithë ata që kanë marrë një vendim të formës së prerë deri me 31 maj të këtij viti. Të burgosurit do të kenë mundësi të përfitojnë nga amnistia edhe nëse vendimi i formës së prerë nga Apeli nuk është zbardhur ende. Nga amnistia do...