Skandali Qatar Gate, gjurmët e parave çojnë tek rrethi i ngushtë i Netanyahut

Skandali Qatar Gate, gjurmët e parave çojnë tek rrethi i ngushtë i Netanyahut

Një kompani serbe në pronësi të Israel Einhorn, ish-këshilltar i Partisë Likud dhe bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka raportuar zero të ardhura në vitin 2025 dhe ka mbyllur vitin me humbje, sipas të dhënave të siguruara nga gazeta izraelite Haaretz. Kompania, e quajtur Insight Partners, kishte marrë më shumë se 2.3 milionë dollarë gjatë vitit 2024 si pjesë e një fushate pro-Katar që synonte të ndikonte gazetarët izraelitë. Fushata lidhet me hetimin e njohur si “Qatargate”, ku po shqyrtohen dyshime për përpjekje për të ndikuar opinionin publik në Izrael, përmes mediave dhe figurave politike. Sipas raportimeve, kompania u krijua në vitin 2023, në periudhën kur Einhorn nisi bashkëpunimin me lobistin amerikan të Katarit, Jay Footlik. Ky i fundit dyshohet se ka...