Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Interesi i fermerëve për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi çoi në shtyrjen e afatit të aplikimeve me 10 ditë. Afati ishte këtë të premte, më 26 qershor, dhe për t’u dhënë më shumë mundësi fermerëve të bëhen pjesë e programit, deri më 6 korrik gjithçka është e hapur për ta. Ministri Salla sqaroi edhe fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë dhe zhvillimin rural, që menaxhohen kryesisht përmes programit IPARD III, dhe tha se në fund të muajit një delegacion nga BE pritet të vijë për t’u dakordësuar. “Presim një delegacion në fund të muajit nga BE, për t’u dakordësuar dhe çfarë do të diskutojmë, t’i lihet kohë diskutimit. Jemi në proces e sipër, shumë pak ditë për t’u shprehur zyrtarisht se...