Noka, Bylykbashi dhe Boçi pritet të lirojnë karriget/ Çfarë pritet të ndodhë më 1 korrik?

Noka, Bylykbashi dhe Boçi pritet të lirojnë karriget/ Çfarë pritet të ndodhë më 1 korrik?

Më 1 korrik në orën 18:00 të pasdites, Partia Demokratike do të ulet në tryezë për të zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar i cili përbëhet nga emra mjaft të njohur. Lajmi është bërë i ditur nga vetë demokratët, të cilët përmes një njoftimi të shpërndarë gjatë ditës së sotme bëhet me dije se pasditen e 1 korrikut, të mërkurën e ardhshme në rend dite janë: zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhja e  Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe diskutimin e çështjeve të tjera. “Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive...