Paloka: Nuk do të kandidoj më për drejtimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Pak ditë para mbledhjes konstituive të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e parashikuar për t'u zhvilluar në 1 korrik në orën 18:00 është bërë publik një lajm i bujshëm. Edi Paloka, një nga figurat historike dhe me peshë në PD, ka deklaruar publikisht tërheqjen e tij nga çdo post i lartë drejtues brenda partisë, duke refuzuar rikandidimin për kryetar të Këshillit Kombëtar. Në një deklaratë gjatë një interviste me Arnold Kariqin në Syri tv, Paloka konfirmoi se prej më shumë se një muaji ka njoftuar kryetarin e Partisë Demokratike për këtë vendim. Megjithatë, kjo lëvizje nuk nënkupton një tërheqje nga jeta politike apo nga betejat e ardhshme. Paloka theksoi se impenjimi i tij politik jo vetëm që nuk do të zbehet, por pritet të rritet...
Burimi:
syri.net