Shkatërrohet call center-i në Tiranë! Pranga 4 drejtuesve, ‘kapen mat’ 49 punonjës
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Hold on”, duke goditur një call center ku dyshohet se kryhej veprimtari mashtrimi kompjuterik në bulevardin “Gjergj Fishta”. Gjatë ndërhyrjes, u arrestuan në flagrancë 4 persona, të cilët dyshohet se ishin organizatorë dhe drejtues të aktivitetit. Ata janë: E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç.Gjithashtu, në ambientet e call center-it u kapën në punë 49 punonjës, ndaj të cilëve nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Policia sekuestroi 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe 107 pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për mashtrime kompjuterike, si dhe materiale të ndryshme me interes për hetimin. Më poshtë, mund të shihni pamjet e operacionit të befasishëm:
Burimi:
javanews.al