“Le Routard” për Shqipërinë: Një ftesë për të zbuluar natyrën, kulturën dhe mikpritjen shqiptare

“Le Routard” për Shqipërinë: Një ftesë për të zbuluar natyrën, kulturën dhe mikpritjen shqiptare

Me male të egra që frymëzojnë aventurën, fshatra të mbushur me trashëgimi kulturore, plazhe me ujëra kristal të kaltër dhe tryeza të pasura me gatime tradicionale, Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më magjepsëse dhe intriguese të Evropës. Kështu e përshkruan vendin tonë gazetarja franceze Noemie Adler në një artikull të botuar në median prestigjioze “Le Guide du Routard”. Ende e paprekur nga turizmi masiv, vendi ofron një mozaik peizazhesh, kulturash dhe traditash, të cilat prezantohen në mënyrë të detajuar në edicionin e ri të udhërrëfyesit te njohur francez “Le Routard”. Përmes itinerareve të sugjeruara, adresave të rekomanduara dhe këshillave praktike, udhërrëfyesi synon t’u ofrojë turistëve një përvojë autentike dhe sa më pranë realitetit lokal. Shqipëria mes natyrës, kulturës dhe cilësisë së jetës Nga kryeqyteti...