Shkak Kupa e Botës, debutimi i Mourinho te Real Madrid do të nisë nga Barcelona
14 Korrik 2026 17:34 Telesport Tashmë është zyrtare. Debutimi i Jose Mourinho pas rikthimit si trajner te Real Madrid do të nisë nga Barcelona. Klub madrilen do ta nisë sezonin e ri në transfertën ndaj Espanyol, më 22 gusht, ora 21:30. Duke qenë se ndeshja e javës së parë në kalendar ndaj Real Sociedadit do të shtyhet për shkak të pjesëmarrjes së lojtarëve në Kupën e Botës, debutimi i Mourinhos do të nisë pikërisht nga Barcelona. Më pas, Real Madrid do të luajë dy ndeshje rresht në “Santiago Bernabeu”. Më 26 gusht, ndeshja e shtyrë ndaj Real Sociedad dhe më 30 gusht ndaj Malagës.
Burimi:
telesport.al