“Arbitri i preferuar i Messit do të gjykojë gjysmëfinalen e nesërme”, vjen akuza e rëndë nga Anglia
FIFA ka zgjedhur arbitrin amerikan me prejardhje marokene, Ismael Elfath, për të vendosur drejtësinë në gjysmëfinalen e nesërme mes Anglisë dhe Argjentinës. Performanca e Elfath ka qenë zhgënjyese në ndeshjet që ai ka arbitruar deri më tani, dhe shtypi anglez e ka sulmuar menjëherë FIFA-n për këtë vendim. “Lionel Messi merr arbitrin e tij të preferuar për gjysmëfinalen e Kupës së Botës midis Anglisë dhe Argjentinës”, postoi llogaria zyrtare e Daily Mail në rrjetin social X. Po ashtu pakënaqësitë e tifozëve anglezë në rrjetet sociale kanë qenë të shumta për këtë zgjedhje të bërë nga FIFA, në një sfidë delikate si ajo e nesërmja. I gjithë dyshimi lind nga fakti që Elfath arbitron në MLS, aty ku ylli kryesor është padyshim Lionel Messi. Madje sipas...
Burimi:
telesport.al