“Do të habitesha nëse do të ishte një ndeshje e qetë”, Tuheli parashikon sfidën me Argjentinën: Do të jetë lojë emocionale dhe intensive
Argjentina dhe Anglia do të përballen mbrëmjen e nesërme në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Tomas Tuheli ka folur rreth kësaj sfide kaq të rëndësishme për të dyja Kombëtaret. Trajneri i “tre luanëve” ka parashikuar një lojë mjaft emocionale dhe intensive, pasi është pikërisht kjo lloj loje që i shkon për shtat stilit të të dy ekipeve. “Për ne, nuk mendoj se është e rëndësishme të përmendim historinë, sepse nuk ka të bëjë fare me ne dhe nuk do të na ndihmojë. E dimë që historia është një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës argjentinase dhe se u jep atyre motivim shtesë, gjë që është e kuptueshme, por nuk na ndihmon. Jemi këtu për të luajtur një ndeshje futbolli. Pres një lojë intensive dhe emocionale,...
Burimi:
sportekspres.com