Goditja e krimit, Policia e Shtetit dhe ICITAP konfirmojnë vijimin dhe thellimin e partneritetit strategjik

Goditja e krimit, Policia e Shtetit dhe ICITAP konfirmojnë vijimin dhe thellimin e partneritetit strategjik

Skënder Hita priti në një takim përfaqësuesen e Programit ICITAP për Evropën dhe Azinë, Alexzandria Burns, si dhe drejtuesin e Programit ICITAP në Shqipëri, Richard Deasy. Gjatë takimit u vlerësua partneriteti i shkëlqyer mbi 30-vjeçar ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Programit ICITAP, një bashkëpunim strategjik që ka dhënë një kontribut të çmuar në modernizimin e Policisë së Shtetit, rritjen e kapaciteteve profesionale, forcimin e integritetit institucional dhe përmirësimin e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve. Hita shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ICITAP i ka ofruar Policisë së Shtetit ndër vite, përmes asistencës teknike, këshillimit strategjik, programeve të trajnimit dhe projekteve të zhvillimit institucional, duke e cilësuar këtë partneritet si një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të institucionit. Gjatë bisedës, Drejtori i Përgjithshëm...