Te Bayern nuk e mendojnë largimin e tij, Harry Kane merr propozimin e pazakontë

Te Bayern nuk e mendojnë largimin e tij, Harry Kane merr propozimin e pazakontë

14 Korrik 2026 17:57 Telesport Pavarësisht se Bayern ka refuzuar vazhdimisht interesin e klubeve të tjera të mëdha ndaj Harry Kane, anglezi vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato. Aktualisht sulmuesi është i përqëndruar te Kupa e Botës, ku nesër do të përballet në gjysmëfinale ndaj Argjentinës. Por, menjëherë pas përfundimit të Botërorit, Kane duhet të vendosë njëherë e mirë për të ardhmen e tij. Sipas Sky Sport Switzerland, sulmuesi anglez ka marrë një ofertë të pazakontë nga klubi saudit i Al-Hilal. Ende nuk ëprmendet shifrat specifike, por deri tani dihet se është një ofertë shumë joshëse nga ana ekonomike. Klubi saudit ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të shqyrtuar një transferim të mundshëm. Deri tani nuk ka ende një përgjigje...