SHBA “nxin” Ramën/ Raporti i DASH jep alarmin për korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave

SHBA “nxin” Ramën/ Raporti i DASH jep alarmin për korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar vlerësimin më të fundit për sigurinë në Shqipëri, ku ngre shqetësime për ndikimin e vazhdueshëm të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në raport theksohet se Shqipëria mban një tregues “C” në Njoftimin e Udhëtimit të DASH-it, që sinjalizon praninë e krimit të dhunshëm dhe aktivitetit të organizuar kriminal, si edhe kufizime në aftësinë e autoriteteve vendase për t’iu përgjigjur rasteve të rënda. Sipas raportit, niveli i përgjithshëm i kriminalitetit u rrit me rreth 17% nga viti 2024 në 2025, kryesisht për shkak të shtimit të krimeve të lidhura me drogën, mashtrimet dhe armët. DASH vlerëson se krimi i organizuar vazhdon të ketë ndikim të madh në Shqipëri. Organizatat kriminale janë të përfshira në trafik droge, pastrim parash, ryshfet, zhvatje, trafikim qeniesh...