Aksident i rëndë në Elbasan/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy persona përfundojnë në spital

Aksident i rëndë në Elbasan/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë 4 automjete, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e përplasjes. Mësohet se dy persona kanë përfunduar në spital. Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë të qarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes. Si pasoje e aksidentit, në zonë u krijuan për pak minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve.