Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për shtimin e tentativave të mashtrimit që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp përmes mesazheve dhe linkeve të rreme që po qarkullojnë në internet. Sipas autoriteteve, mashtruesit u dërgojnë përdoruesve mesazhe me pretekste të ndryshme, si ftesa për të votuar në një konkurs apo për të konfirmuar një veprim. Pasi viktima klikon mbi linkun, i kërkohet të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Policia sqaron se ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër, duke u mundësuar atyre marrjen e kontrollit të saj. Për të shmangur rënien pre e këtyre skemave mashtruese, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos hapin linke të dyshimta, edhe kur ato dërgohen nga kontakte të...