SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Të mbrojmë liritë nga kërcënimi komunist
Teksa Shtetet e Bashkuara festojnë 250-vjetorin e Pavarësisë, presidenti Donald Trump u bëri thirrje amerikanëve të mbrojnë liritë dhe vlerat që, sipas tij, u përcaktuan nga etërit themelues të vendit. Në një fjalim me tone patriotike në malin Rushmore, ai paralajmëroi për atë që e cilësoi si “kërcënim komunist” nga krahu progresist i Partisë Demokratike. Trump vlerësoi trashëgiminë e katër presidentëve amerikanë, portretet e të cilëve janë gdhendur në malin Rushmore, George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt, duke theksuar se SHBA duhet të mbetet një komb “po aq i madh, i guximshëm dhe fisnik” sa figurat historike që simbolizojnë vendin. Megjithatë, ai paralajmëroi se identiteti amerikan po përballet me një “sulm të ri”, duke pretenduar se në vend po ringjallet një kërcënim...
Burimi:
vizionplus.tv