Serena Williams rikthehet në Wimbledon, do të luajë në lojën dyshe me motrën e saj Venus

Serena Williams rikthehet në Wimbledon, do të luajë në lojën dyshe me motrën e saj Venus

Kur duhen edhe 12 ditë që të nisë grand slam i Wimbledon, njoftimi i shumëpritur i “wildcard” (ftesave) ka mbërritur. Vëmendja është te Serena dhe Venus Williams. Motrat më të suksesshme të tenisit, dhjetë vjet pas fitores së tyre të gjashtë dhe të fundit në turneun e dysheve të grave, do të kthehen në fushat e Londrës si çift. Natyrisht që spikat rikthimi në Londër i Serena Williams pas tërheqjes së saj 4 vite më parë, turne që e ka fituar 7 herë në karrierë. Por këtë herë, ajo do të luajë vetëm në lojën dyshe me motrën e saj më të madhe Venus (gjithashtu 5 herë fituese në Wimbledon). Dyshja krenohet me 14 tituj në lojën dyshe në grand slam. Dhe ato synojnë të...