Re të dendura tymi mbulojnë zonën/ Një vatër zjarri përfshin masivin me shkurre, në rrezik Inceneratori i Elbasanit

Re të dendura tymi mbulojnë zonën/ Një vatër zjarri përfshin masivin me shkurre, në rrezik Inceneratori i Elbasanit

Rreth orës 12:50 të mesditës së sotme, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë masivin me shkurre, ferra dhe bimësi të egër përgjatë zonës së lumit Shkumbin, pranë fushës së grumbullimit të mbetjeve në afërsi të Inceneratorit të Elbasanit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi që janë bërë të dukshme nga distanca të largëta. Si pasojë e djegies së bimësisë dhe mbetjeve të ndryshme në zonë, në atmosferë janë çliruar re të dendura tymi, të cilat kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të territorit përreth. Banorët e zonës raportojnë se tymi është përhapur në disa lagje të qytetit, duke sjellë shqetësime për cilësinë e ajrit dhe ndikimin në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve, të...