Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht

foto ilustruese KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më 6 gusht, duke nisur nga ora 10:00. “Deri atëherë mbetet detyrim politik dhe institucional i subjekteve parlamentare që të vazhdojnë dialogun. Dialogun mes tyre askush nuk duhet ta shohë si shenjë dobësie, por si dëshmi e përgjegjësisë demokratike”, tha Haxhiu në një konferencë për media. Haxhiu tha se është përgjegjësi e të gjitha partive parlamentare për themelimin e institucioneve të reja, duke shtuar se duhet të shmangen zgjedhjet e reja. Afati i fundit kushtetues për seancën konstituive ishte 7 gushti. Sipas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nga konstituimi i Kuvendit nis edhe periudha 60-ditore, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës...