Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë e mëdha amerikane me gjoba miliarda dollarëshe. Reagimi i Trump vjen pasi BE-ja vendosi një tjetër gjobë prej 1 miliard dollarësh ndaj Google, të cilën ai e cilësoi si të pajustifikuar. Sipas tij, me këtë vendim, vlera totale e gjobave të vendosura ndaj kompanisë tejkalon 18 miliardë dollarë. Trump renditi edhe gjobat e vendosura më herët ndaj kompanive të tjera amerikane, duke përmendur 15 miliardë dollarë ndaj Apple, 3 miliardë dollarë ndaj Meta dhe 2.5 miliardë dollarë ndaj Amazon. “Shtetet e Bashkuara nuk janë ‘banka derrkuci’ e Evropës dhe nuk do ta lejojmë të jenë”, shkroi Trump. Ai pretendoi se...
Burimi:
javanews.al