82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) votuan të premten për shkarkimin e Karim Khan nga posti i prokurorit, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, sipas raportimeve të agjencive AP, Reuters dhe AFP. Karim Khan, një avokat britanik, u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale ndaj një ndihmëseje të tij. Ai i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. Në qershor, ai u pezullua përkohësisht nga detyra, pasi një raport i komitetit ekzekutiv të organit mbikëqyrës të gjykatës arriti në përfundimin se kishte kryer “sjellje të rëndë të papërshtatshme”. Në votimin e zhvilluar, 82 nga 125 shtetet anëtare të Gjykatës votuan pro shkarkimit të Khanit, 13 votuan kundër, ndërsa 15 shtete abstenuan. Khan, 56 vjeç, u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2024 kur kërkoi dhe siguroi lëshimin...