Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Nga Sali Berisha Samiti i fundit i Aleancës së Atlantikut të Veriut shënoi një sukses historik për Aleancën dhe vendet anëtare. Për fat të keq, mediat në Shqipëri, në vend të analizës dhe paraqitjes së rëndësisë së vërtetë historike të Samitit të Ankarasë, u morën më së shumti me atletet e Edi Ramës. Ky i fundit, në shkelje të plotë të kodit etik dhe protokollit të takimit më të rëndësishëm dhe më serioz në planet, i pashërueshëm nga eksibicionizmi i tij ekstrem, zgjodhi të paraqitet me atlete sikur po hynte në një fushë sporti. Për këtë akt, brutofigure, ai mori përçmimin dhe nofkat që meritonte nga liderët e pranishëm dhe në mediat botërore. Por, sigurisht, këto nuk kanë asnjë lidhje me rëndësinë e vërtetë historike...