Protesta kundër qeverisë Rama hyn në ditën e 42-të, sot i bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora
Protesta kombëtare kundër qeverisë vijon edhe këtë të shtunë, duke hyrë në ditën e saj të 42-të. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t'u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh kanë shprehur mbështetjen për këtë kauzë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur slogane si "Qeveri e krimit", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Rama jep dorëheqjen". Marshimi kaloi edhe në Rrugën e Kavajës, ndërsa protestuesit u ndalën për disa minuta në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave....
Burimi:
syri.net