Rutte konfirmon se reduktimi i forcave amerikane në NATO ka hyrë në fuqi menjëherë

Rutte konfirmon se reduktimi i forcave amerikane në NATO ka hyrë në fuqi menjëherë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se ulja e kontributit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcat e reagimit të aleancës në rast krizash ka hyrë në fuqi menjëherë. Duke folur para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Rutte ka thënë se vendimi është tashmë aktiv, por theksoi se nuk duhet parë si dobësim i aleancës. “Dje pyetja ishte nëse kjo hyn në fuqi menjëherë apo jo. Po, hyn menjëherë në fuqi”, ka thënë ai para gazetarëve të enjten. Megjithatë, Rutte sqaroi se bëhet fjalë për një instrument planifikimi ushtarak dhe jo për një tërheqje të SHBA-së nga angazhimet e saj ndaj NATO-s. “Nëse do të shpërthente një luftë, të gjithë aleatët, përfshirë SHBA-në, do të bënin gjithçka...