Ronald Koeman zgjedh pasuesin e Lewandowskit te Barça: Duhet të jetë Haaland

Ronald Koeman zgjedh pasuesin e Lewandowskit te Barça: Duhet të jetë Haaland

23 Maj 2026 11:34 Alfred Lleshi Sipas raportimeve të fundit të “Gazzetta dello Sport”, legjenda e Barcelonës dhe ish-trajneri i saj Ronald Koeman ka dhënë një mesazh të qartë për të ardhmen e sulmit blaugrana. Pas Lewandowskit, klubi katalanas duhet të synojë Erling Haaland si pasuesin ideal. Në një moment kur e ardhmja e sulmuesit polak në “Camp Nou” po i afrohet fundit dhe Barcelona po përgatitet për një fazë të re rindërtimi, debati për zëvendësuesin e tij është ndezur fuqishëm në Spanjë. Lewandowski, i ardhur më 2022 nga Bayern Munich, ka qenë pikë referimi për Barcelonën, duke shënuar gola vendimtarë dhe ndihmuar klubin të fitojë trofe në La Liga, por mosha dhe kontrata e tij që po shkon drejt fundit kanë hapur diskutimet për trashëgiminë...