Roma tenton surprizën e madhe të merkatos, nis kontaktet me Greenwood. Ja oferta e parë e verdhkuqve dhe pretendimet e Marseille

Roma tenton surprizën e madhe të merkatos, nis kontaktet me Greenwood. Ja oferta e parë e verdhkuqve dhe pretendimet e Marseille

28 Maj 2026 18:07 Telesport Roma arriti të siguronte një vend për në Champions League vetëm në javën e fundit të këtij sezoni. Verdhekuqtë rikthehen në Champions League, pas plot 7 sezonesh mungesë. Rikthimi në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë e bën të nevojshme që Roma të bëjë disa përforcime në merkato. Mediet italiane zbulojnë se klubi kryeqytetas po tregon interes në rritje për sulmuesin e Olympique Marseille, Mason Greenwood, duke takuar së fundmi agjentin dhe përfaqësues të afërt të lojtarit. Anglezi shkëlqeu në sezonin e fundit, duke kontribuar me 26 gola dhe 11 asiste në 45 ndeshje. Për sulmuesin anglez ka një interesim të madh nga disa klube të njohura, por për momentin Roma është në krye të listës. Klubi verdhekuq ofron deri...