Pas Gordon, Barcelona fillon planin për Alvarez… vetëm se do të sakrifikohet dikush që tifozët e duan shumë

Pas Gordon, Barcelona fillon planin për Alvarez… vetëm se do të sakrifikohet dikush që tifozët e duan shumë

28 Maj 2026 19:21 Telesport Pas sigurimit të marrëveshjes me Anthony Gordon, Barcelona ka filluar nga plani për transferimin e Julian Alvarez. Vetë lojtari ka dhënë “ok” e tij për kalimin te Baarcelona dhe ka rënë dakord për kushtet personale. Tani ka mbetur pjesa më e vështirë që është gjetja e gjuhës së përbashkët me Atletico Madridin. “Colchoneros” kanë bërë të ditur se argjentinasi mund të largohet vetëm për shifrën 200 milionë euro, një shumë e vështirë për t’u përballuar nga katalanasit. Megjithatë, sipas asaj që zbulon Sport, dy klubet mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për shifrën 150 milionë euro. Sërish një shifër e madhe për Barcelonën, por katalanasit janë të gatshëm të sakrifikojnë një nga yjet e tyre për të arritur tek Alvarez....