“Referuam 54 raste në prokurori, 11 ankesa qytetarësh”- AMP bën bilancin e muajit korrik: 8 efektivë policie të arrestuar dhe 6 nën hetim!

“Referuam 54 raste në prokurori, 11 ankesa qytetarësh”- AMP bën bilancin e muajit korrik: 8 efektivë policie të arrestuar dhe 6 nën hetim!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 11 persona gjatë muajit korrik, 8 prej tyre punonjës policie. Në Prokurori janë referuar 54 raste për hetim ndaj punonjësve të Policisë, kryesisht për shpërdorim detyre, veprime arbitrare dhe shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjatë korrikut, AMP ka trajtuar edhe 111 ankesa të qytetarëve, ndërsa ka kryer 3 inspektime dhe ka nisur hetime disiplinore për 6 punonjës policie. Në fokus të referimeve kanë qenë kryesisht rastet e shpërdorimit të detyrës, veprimeve arbitrare, dëmtimeve të tjera me dashje dhe kanosjes, si dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas AMP-së, çështjet e referuara ndahen në: -14 raste për shpërdorim detyre, ndaj 15 subjekteve; -25 raste për veprime arbitrare, dëmtime të tjera me dashje, kanosje etj.; -5 raste për shkelje të...