“Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës”/ Balla-Zhupës: Fjalim flamingo nga Temu. Dilni në protestën që bën thirrje “Berisha në burg”

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës”/ Balla-Zhupës: Fjalim flamingo nga Temu. Dilni në protestën që bën thirrje “Berisha në burg”

Debati për protestat u reflektua edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku nuk munguan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se “realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore”, ndërsa akuzoi mazhorancën se po injoron kërkesat e qytetarëve që protestojnë kundër projekteve të diskutueshme. Nga ana tjetër, Taulant Balla, iu përgjigj kritikave të opozitës duke e cilësuar fjalën e Zhupës si “një fjalim flamingo nga Temu”, ndërsa mbrojti projektet e qeverisë dhe akuzoi opozitën për qëndrime kontradiktore lidhur me investimet. Zhupa: Ky Kuvend nuk mund të jetë i ndarë nga realiteti qytetarëve në shesh. Keni projekt ligj për shfuqizimin e zonave të mbrojtura ardhur përpara protestës. Kjo një prej kërkesave të protestuesve. E keni lënë...