Real vuan shumë ndaj Oviedo, Gonzalo Garcia rigjen më në fund golin (video)

Real vuan shumë ndaj Oviedo, Gonzalo Garcia rigjen më në fund golin (video)

14 Maj 2026 22:24 Telesport Pjesa e parë mes Real Madridit dhe Real Oviedo është mbyllur 1-0 në favorin e madrilenëve. Të dyja ekipet vijnë në një moment negativ. Real Oviedo do të luajë zyrtarisht në Segunda Dizion në sezonin e ri. Real Madrid mbyll sezonin pa asnjë trofe dhe me shumë probleme të brendshme. Madrilenët e nisën mirë takimin, duke iu afruar golit që në minutën e 6-të, por goditja e Franco Mastantuono u ndal nga portieri i miqve, Aaron Escandel. Në minutën e 38-të, Nacho Vidal kishte një shans të artë për të kaluar Oviedon në avantazh, por goditja e tij përfundoi mbi traversë. Në fund të pjesës së parë u zhbllokua ndeshja, ku Gonzalo Garcia rigjeti golin pas shumë kohësh, pas asistit...