5 super transferime për të fituar titullin, Juventus me ide të qarta për sezonin e ri. Zbulohen dëshirat e Spalletti-t

5 super transferime për të fituar titullin, Juventus me ide të qarta për sezonin e ri. Zbulohen dëshirat e Spalletti-t

14 Maj 2026 21:48 Telesport Edhe pse nuk e ka siguruar ende zyrtarisht biletën për në Champions League për sezonin e ri, Juventus synon të rikthehet fuqishëm në Europë, por mbi të gjitha në Serie A, ku titulli kampion mungon që nga viti 2020. Për të arritur këtë gjë, drejtuesit e klubit bardhezi janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat e Luciano Spalletti-t në merkato. Së pari, Juventus synon transferimin falas të tre emrave të njohur. Bëhet fjalë për John Stones dhe Bernardo Silva nga Man. City si dhe Robert Lewandowski-n nga Barcelona. Të tre lojtarëve në fjalë iu skadon kontrata në qershor dhe mund të transferohen falas. Objektivi i katërt është një njohjë e vjetër e Spalletti-t që nga koha kur drejtonte Romën. Bëhet fjalë...