‘Rama ktheu bashkitë në garnizone patronazhistësh’/ Vasili: Projekti i opozitës me 100 bashki, një alternativë reale
Ish-deputeti Petrit Vasili ka kritikuar reformën territoriale të vitit 2014, duke e cilësuar atë si një projekt që, sipas tij, centralizoi pushtetin dhe dobësoi qeverisjen vendore. I ftuar në studion e SYRI TV me gazetarin Edvin Parruca, Vasili u shpreh se reforma territoriale me 61 bashki nuk i shërbeu qytetarëve, por centralizimit të pushtetit dhe kontrollit të pushtetit vendor. Sipas Vasilit, gjatë viteve të fundit bashkitë janë zhveshur nga kompetencat, ndërsa shërbimet janë larguar nga qytetarët. Ai tha se modeli aktual ka prodhuar probleme financiare, ka dobësuar pushtetin lokal dhe ka favorizuar përqendrimin e vendimmarrjes në duart e qeverisë. Vasili vlerësoi projektin e opozitës për rreth 100 njësi vendore, duke e cilësuar si një alternativë që, sipas tij, e afron pushtetin me qytetarët dhe i përgjigjet...
Burimi:
syri.net