Qytetari: Dinastia e Ramoviçit është e sofistikuar, ajo e Berishës i takon drejtësisë! Patronazhistët, ‘kufoma’ pa shtyllë kurrizore
Gjatë protestës së 82-të qytetare në Tiranë, një prej pjesëmarrësve ka hedhur akuza ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si një “dinasti”. “Dinastia e Berishës i përket të shkuarës dhe drejtësisë. Dinastia e Ramoviçit është më e sofistikuar, është dinastia e 84 mandateve dhe e patronazhistëve, të këtyre kufomave pa shtyllë kurrizore, të këtyre që ushqehen nga paratë e oligarkëve”, tha një qytetar.
Burimi:
gijotina.com