‘Qeveri mafioze…’/ Kalaja: Kullat po ndërtohen me paratë e drogës, çiftet e reja nuk blejnë dot një shtëpi
Kreu i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë gjatë emisionit “Task Force” në Syri TV me moderatoren Sonila Meço, duke e cilësuar kabinetin qeveritar si një “ekip mafioz” që funksionon mbi interesat e përbashkëta dhe kodin e heshtjes, të njohur si “Omerta”. Sipas tij, Shqipëria po përmendet gjithnjë e më shumë nga partnerët ndërkombëtarë si një vend ku pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Kalaja ngriti shqetësimin për boom-in e ndërtimeve dhe kullave në Tiranë, ndërsa çiftet e reja, sipas tij, nuk kanë më mundësi të blejnë një banesë dhe të ndërtojnë jetën në vendin e tyre. Ai deklaroi se pas shumë projekteve të ndërtimit fshihen para të drogës dhe interesat e karteleve kriminale, duke theksuar se edhe...
Burimi:
syri.net