Pushime të lira në Europë, Tirana renditet e para: Shpenzon më pak se 100 euro në ditë
Me hotele me tre yje që kushtojnë mesatarisht 32 euro për person dhe birrë vendase me vetëm 1.50 euro, kryeqyteti shqiptar, Tirana, kryeson renditjen e qyteteve më ekonomike, shkruan Euronews. Gjatë vitit të fundit, zakonet e udhëtimit kanë ndryshuar ndjeshëm. Udhëtimet me avion në distanca të gjata janë lënë disi mënjanë, edhe për shkak të rritjes së fortë të çmimeve të karburantit të avionëve. Nëse megjithatë po mendoni të udhëtoni jashtë vendit në shtator, mund të zgjidhni mes 13 destinacioneve europiane për një city break. Thomas Cook analizoi të dhënat e më shumë se 50 destinacioneve të njohura turistike, për të identifikuar qytetet që ofrojnë raportin më të mirë mes çmimit dhe asaj që merr turisti, me një buxhet nën 100 euro në ditë. Në përllogaritje...
Burimi:
ntv.al