“Punoni ose shporruni…rri unë ruaj koshat!” Mbeturinat në Selitë, Braçe: Policia Bashkiake bën sehir (VIDEO)

“Punoni ose shporruni…rri unë ruaj koshat!” Mbeturinat në Selitë, Braçe: Policia Bashkiake bën sehir (VIDEO)

erjon brace TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë një tjetër denoncim në rrugët e kryeqytetit sa i përket neglizhencës së Policisë Bashkiake. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ka shpërndarë një video ku shihen mbeturina të papastruara në rrugën kryesore të Selitës, ndërsa Policia Bashkiake ndodhet disa metra më larg pa ndërhyrë. “Ose bëni punën, ose shporruni! Kaq e thjeshtë është!”, shprehet Braçe në video, ndërsa krahas videos ai shton se kjo ndodh pasi institucionet nuk bëjnë punën e tyre. Braçe kritikon Policinë Bashkiake, Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe EcoTiranën, duke thënë se situata e mbetjeve në zonë është përsëritur brenda pak ditësh, pavarësisht pastrimeve të mëparshme. Postimi i plotë i Braçes: “Tirana/5, në territor duke bërë punën e Policisë së Bashkisë,...