PS ndryshoi rendin e ditës, Këlliçi thirrje socialistëve: Thirrni ndërgjegjes, mos heshtni para halleve të shqiptarëve!

PS ndryshoi rendin e ditës, Këlliçi thirrje socialistëve: Thirrni ndërgjegjes, mos heshtni para halleve të shqiptarëve!

Nënkryetari i PD Belind Këlliçi ka deklaruar në Kuvend se kjo qeveri ka zgjedhur të heshtë në lidhje me protestën e qytetarëve që po vijon prej 51 ditësh. Ai ka bërë një paralelizëm që edhe pse prej 51 ditësh vijon revolta, PS e paska shumë të lehtë futjen në rend dite të agjendës së tyre. “Thirrni ndërgjegjes dhe mos heshtni para halleve të shqiptarëve”, ishte thirrja e Këlliçit për kolegët socialistë. “Mazhoranca me arrogancë distancohet nga hallet e qytetarëve. Me një kërkesë të thjeshtë ndryshohet rendi i ditës dhe vendoset agjenda e PS, kur prej 51 ditësh shqiptarët janë duke protestuar në shesh. PE bën rezoluta dhe parlamenti ynë refuzon të flasë.Si ka mundësi që kërkesat e opozitës nuk merren parasysh.Nga 35 amandamente të PD,...