Protestuesit paralajmërojnë Edi Ramën se do të rrethojnë Parlamentin kur të kërkohet heqja e imuniteti të Belinda…

Protestuesit paralajmërojnë Edi Ramën se do të rrethojnë Parlamentin kur të kërkohet heqja e imuniteti të Belinda…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thelluar në mënyrë drastike hetimet dhe ka shtuar akuzat ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e vënë atë zyrtarisht nën shënjestër për “Pastrim parash”, “Korrupsion pasiv” dhe “Fshehje të pasurisë”. Përballë këtyre provave të reja të dosjes penale nr. 136, mësohet se tre prokurorët e çështjes i janë drejtuar Kuvendit me kërkesë për t’i hequr imunitetin dhe për t’i hapur rrugë arrestimit të saj. Ky zhvillim ka ndezur menjëherë gjakrat në terren, ku protestuesit që prej 13 ditësh qëndrojnë në shesh kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit, kanë lëshuar një paralajmërim të prerë. Duke kujtuar precedentin e fundit ku kryeministri Edi Rama përdori veton politike të Partisë Socialiste për të bllokuar arrestimin e ish-zv/kryeministres Ballukut, qytetarët këtë herë nuk do të presin duarkryq....