Protestat në Serbi: Me narrativin për Kosovën kundër pushtetit në Beograd

Protestat në Serbi: Me narrativin për Kosovën kundër pushtetit në Beograd

Nga “duart i keni të përgjakura” deri te zotimi për Kosovën. Mesazhe për Kosovën, me shoqërim të lahutave, jehonin nga sheshi i qytetit në Kraljevë, në Serbinë qendrore, rreth 100 kilometra larg kufirit me Kosovën. Këto mesazhe për Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, dominuan gjatë një tubim antiqeveritar të mbajtur me thirrjen e lëvizjes protestuese studentore. Më parë i akuzuar për korrupsion dhe për keqmenaxhim të shtetit, tani Qeveria serbe po kritikohet për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Dyshoj se riciklimi i temave që kanë dominuar gjatë katër dekadave të fundit do të sjellë një të ardhme më të mirë apo madje sukses në zgjedhje, të cilat do t’i jepnin Serbisë mundësinë për të...