Portugalia e nis keq, Kongo simpatike e ndal me sulmuesin e Njukasëll

Portugalia e nis keq, Kongo simpatike e ndal me sulmuesin e Njukasëll

Portugaia nuk bëri dot Argjentinën, Ronaldo nuk bëri Mesin ndërsa në ndeshjen hapëse të tyre në Hjuston përballë RD Kondo nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Aventura e Portugalisë në Kupën e Botës, SHBA, Kanada, Meksikë nuk filloi mirë, me skuadrën portugeze që barazoi në një mënyrë të zbehtë. Kundër Republikës Demokratike të Kongos, Kristiano Ronaldo dhe shokët e tij të ekipit të drejtuar nga spanjolli Roberto Martinez thyen barazimin në fillim me anë të Zhoao Nevesh (6′), por më pas zhgënjyen duke mbajtur mbi supe lojën konfuze e për më tepr duke qarkulluan në gjysmëfushën e tyre. Kjo lojë e tyre bëri që afrikanët me lojtarin e tyre më të mirë Visa të barazonin rezultatin në 1-1 në kohën shtesë të pjesës së...