Botërori 2026/ Nën udhëheqjen e një gjermani, sonte Anglia në fushë kundër Kroacisë

Botërori 2026/ Nën udhëheqjen e një gjermani, sonte Anglia në fushë kundër Kroacisë

Sonte në orën 22:00 në program është supersfida e grupit L mes Anglisë pretendente dhe Kroacisë. ‘Tre Luanët’ vijnë në këtë Botëror pa shumë zhurmë, por më të plotësuar se kurrë në organikë dhe nën drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel. Të udhëhequr nga Harry Kane ata do përpiqen të bëjnë ëndrrën realitet, por përballë kanë ballkanasit që në Botëroret e fundit kanë shkuar historinë. Edhe pse mosha e mesfushorëve është e lartë ata kanë treguar se kurrë nuk dorëzohen. Për Modric në moshën 40-vjeçare ky do të jetë Botërori i 5 dhe sipas çdo gjase më pas do të varë këpucët në gozhdë. Sfida tjetër e grupit L luhet në orën 01:00 të mëngjesit mes Ganës dhe Panamasë.