Ronaldo “i padukshëm” në fushën e lojës, Portugalia dështon ndaj Kongos
Portugalia zhgënjen në ndeshjen e parë në Kupën e Botës 2026. Luzitanët janë ndalur sot në një barazim 1-1 nga Republika Demokratike e Kongos. Portugezët gjetën shumë herët rrugën e rrjetës, teksa Nevesi zhbllokoi shifrat që në minutën e 6. Goli i mesfushorit të PSG-së krijoi përshtypjen se Portugalia do të debutonte me një goleadë në SHBA, por nuk ndodhi kështu. Kongo barazoi shifrat me anë të Visasë, i cili ndëshkoi e kokë kundërshtarin në minutën e 5 të shtesës së pjesës së parë. Portugezët qarkulluan topin përgjatë lojës, por pa pasur ide të qarta në metrat e fundit të fushës. Më Ronaldon “të padukshëm” në sulm, luzitanët e patën të vështirë të çanin murin e mbrojtjes së Kongos./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com