Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e “AKSHI”-t, u arrestua dje në Francë. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin në Shqipëri, pasi ndaj tij është lëshuar masa “arrest me burg” nga Prokuroria e Posaçme. Raportohet se Ermal Beqiraj u arrestua në Normandi, në veri të Francës, pasi u konstatua duke fluturuar me një avion të vogël mbi centralin bërthamor në Penly. Ai kishte zbritur nën lartësinë minimale të lejuar në këtë zonë të konsideruar të sigurisë së lartë. Kur është ndaluar nga Forcat franceze Ajrore, Beqiraj gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ulja e lartësisë kishte qenë e paqëllimshme, për shkak se në ato momente teksa po drejtonte avionin, ishte duke biseduar me nënën e tij në telefon. Por, përgjigjet...