Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

Juventus është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Randal Kolo Muanit. Negociatat me Paris Saint Germain kanë përparuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit dhe palët janë vetëm një hap larg arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Që mbrëmjen e së hënës flitej se këto do të ishin orët vendimtare për rikthimin e sulmuesit francez (lindur në vitin 1998) në Torino. Sipas raportimeve, trajneri Luciano Spalletti ka këmbëngulur fort që marrëveshja të përfundojë me sukses, duke i dhënë fund një sage negociatash që ka zgjatur prej javësh. Juventus dhe PSG pritet ta mbyllin transferimin në formën e një huazimi me detyrim blerjeje, me një vlerë prej 40 milionë eurosh, plus bonuse. Pikërisht rritja e bonusit dhe përfshirja e një klauzole për përfitim nga një shitje e...