Dosja drejt Strasburgut, avokatë anglezë takojnë në paraburgim Erion Veliajn, SPAK dhe BKH mësyjnë në Bashkinë…
Në burgun e Durrësit ku gjendet i izoluar prej një viti e gjysme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti dje për 5 orë dy avokatë britanikë të studios ndërkombëtare “Mishcon de Reya”, Ben Brandon dhe Celia Marr. Ky ishte takimi i parë mes tyre, edhe pse mbrojtësit e huaj prej muajsh kishin kërkuar leje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për të biseduar me klientin e tyre, teksa në dalje avokati Brandon u shpreh i bindur se në fund Veliaj do të rifitojë lirinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Diskutuam aplikimin që synojmë të paraqesim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, lidhur me ndalimin e tij dhe vazhdimin e kësaj mase sigurie. Shpresojmë që procedurat të ecin sa më...
Burimi:
sot.com.al