EMRAT/ Përplasje për pronësinë në Pukë, tre të arrestuar pas konfliktit me mjete të forta mes fqinjëve

EMRAT/ Përplasje për pronësinë në Pukë, tre të arrestuar pas konfliktit me mjete të forta mes fqinjëve

Në Pukë janë vënë në pranga Isa Shkreli, Fatjon Shkreli dhe Gramoz Istrefi, pas një konflikti për motive pronësie mes dy familjeve në fshatin Dedaj. Gjatë përplasjes janë përdorur sende të forta dhe mjete të mprehta, ndërsa dy persona kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi zyrtar i Policisë: Pukë Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë (fqinjë), pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive pronësie.    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasit I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç (djali i 67-vjeçarit) dhe G. I., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë...