Po ju zbrazin xhepat? Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet, shqiptarët paguajnë rreth 100 euro
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me afërsisht 6% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë. Sipas këtij treguesi, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të pestin vit radhazi. Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare vitin e kaluar u rrit në 7 lekë për minutë (5.86 lekë/minutë, pa TVSH), në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për...
Burimi:
ntv.al