Rama nga Thethi sulmon protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistë, nuk duan investimet e huaja
Kryeministri Edi Rama sulmoi nga Thethi protestuesit që prej 52 ditësh mblidhen çdo ditë në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe largimin e kastës së vjetër politike. Gjatë një takimi me banorët e zonës, kreu i qeverisë i akuzoi protestuesit se kundërshtojnë investimet e huaja dhe i cilësoi me terma si “sharlatanë”, “delirantë” dhe “ekstremistë”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të banorëve për Paketën e Maleve dhe ndërhyrjet e qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje në Theth, Rama argumentoi se zhvillimi ekonomik vjen përmes investimeve dhe mori si shembull projektin për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, që sipas tij do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit dhe zonës. “Nga vijnë fondet? Fondet vijnë nga investimet. Edhe shtetet më demokratike bëjnë garë për të sjellë më...
Burimi:
sot.com.al