Këlliçi: Prej vitesh flitet për përdorimin e “charter”-it privat të Ramës për trafik droge dhe për transport parash
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se prej vitesh flitet për përdorimin e “charter”-it privat të Edi Ramës qoftë për trafik droge, qoftë për transport parash. “Për Edi Ramën prej vitesh flitet për përdorimin e “charter”-it të tij privat qoftë për trafik droge, qoftë për transport parash dhe qoftë për indicie të tjera që çojnë në insinuata, ku ka pretendime se kryeministri ka rënë pre e audiopërgjimeve të ndryshme apo e shërbimeve të ndryshme partnere, ku ai ndan Shqipërinë si plaçkë private, si pronë private. Dhe nuk është vetëm rasti i Arubës, ku vendoset harta e Shqipërisë në tavolinë dhe ndahet prona publike e asetet publike si plaçkë për kartelet e drogës. Por, mbi të gjitha ka shumë raste të transportit të parave jashtë...
Burimi:
sot.com.al