Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Kryeministri polak Donald Tusk ka njoftuar se një shtetas rus është arrestuar nën dyshimin se ka planifikuar vrasjen e një shtetasi amerikan me origjinë ukrainase në Varshavë. Në deklaratën për mediat të bërë të enjten, Tusk nuk bëri të ditur identitetin e personit që dyshohet se ishte objektivi. Megjithatë, ai tha se shtetasi amerikan konsiderohej “i papërshtatshëm për regjimin e Putinit” dhe se autoritetet polake e arrestuan të dyshuarin më 7 gusht. Tusk shtoi se ky rast përbën incidentin e parë të njohur ku “dikush me urdhër të Rusisë” vendos të sulmojë një shtetas amerikan në territorin e një vendi tjetër anëtar të NATO-s. Ai e cilësoi ngjarjen si një “sinjal shumë të rrezikshëm” dhe falënderoi shërbimet polake të sigurisë. “Në momentin e fundit, falë...